Stacione agrometeorologjike për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe mjedisit jetësor

Published by on

RAJONI PLANOR JUGLINDOR

EMËRTIMI I PROJEKTIT: STACIONE AGROMETEOROLOGJIKE PËR MBROJTJEN E KULTURAVE BUJQËSORE DHE MJEDISIT JETËSOR

Aplikues: Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Juglindor
Partnerë: Komuna e Bogdancit, Komuna e Bosilevës, Komuna e Vallandovës, Komuna e Vasilevës, Komuna e Gjevgjelisë, Komuna e Dojranit, Komuna e Konçes, Komuna e Novo Sellës, Komuna e Radovishit, Komuna e Strumicës
Buxheti i përgjithshëm: 5.077.786 MKD
Pjesëmarrja vetjake: / MKD
Pjesëmarrja e MVL/SDC: 5.077.786 MKD

Furnizimi i stacioneve agrometeorologjike në Rajonin Juglindor të shtetit do të rezultojë me përmirësimin e kushteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes inkorporimit të teknologjive bashkëkohore në bujqësi, reduktimit të ndotjes së ajrit, tokës, ujit, informimit të përmirësuar të bujqve për sëmundjet që mund të paraqiten tek kultura të caktuara në periudhë të caktuar kohore, reduktimit të shpenzimeve për mbrojtjen e produkteve bujqësore, përfshirjes më të madhe të grave në sektorin bujqësor.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kushteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes inkorporimit të teknologjive bashkëkohore në bujqësi.

Përmes projektit parashikohet modernizimi dhe lehtësimi i mënyrës së kultivimit të kulturave bujqësore përmes furnizimit të 23 stacioneve agrometeorologjike në të gjitha 10 komunat e rajonit dhe ndërgjegjësimi i bujqve për rreziqet e shkaktuara nga trajtimi tej mase i tokës, si dhe përmes trajnimeve për përdorimin e një mënyre të re për menaxhimin me kulturat bujqësore përmes të cilit do të mundësohet të kenë informacione në kohë për kushtet klimatike dhe sëmundjet e mundshme tek kulturat bujqësore.

REZULTATE:

Modernizimi dhe përmirësimi i prodhimit bujqësor përmes instalimit të 23 stacioneve për kontroll të përcaktuara sipas numrit të kulturave të cilat më së shpeshti kultivohen në këto komuna.

Përmirësimi i cilësisë së pemëve dhe perimeve përmes reduktimit të sasive të trajtimit me preparate kimike mbi kulturat bujqësore (reduktim për më së paku 2/3 në nivel vjetor).

Zhvillimi i dy zgjidhjeve për qasje më të lehtë të bujqve deri te informatat lidhur me ndryshimet klimatike:

Aplikim mobil përmes së cilit fitohen informata për së paku tetë parametra kohorë (temperatura e ajrit, lagështia e ajrit dhe presioni ajror, sasia e reshjeve, shpejtësia e erës, lagështia e gjethit, rrezatimi global i diellit, lagështia e tokës, temperatura e tokës).

Zhvillimi i 1 softueri si zgjidhje për parashikimin e sëmundjeve (numri i softuerëve varet nga kulturat e zgjedhura për të cilat do të instalohet).

Mundësi për shfrytëzimin e të dhënave nga të gjitha institucionet arsimore nga studiues dhe konsulentë të pavarur.