Rikonstruksioni i ski-ashensorëve në Ponikvë

Published by on

RAJONI PLANOR LINDOR

EMËRTIMI I PROJEKTIT: RIKONSTRUKSIONI I SKI-ASHENSORËVE NË PONIKVË

Aplikues: Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor Lindor
Partnerë: Komuna e Koçanit
Buxheti i përgjithshëm: 5.139.483 MKD
Pjesëmarrja vetjake: /
Pjesëmarrja e MVL/SDC: 5.139.483 MKD

Projekti e përfshinë rikonstruksionin e ski-ashensorëve ekzistues me gjatësi prej gjithsej 692 metra, përkatësisht 248 metra (ski-ashensori nr. 1) dhe 444 metra (ski-ashensori nr. 3). Rikonstruksioni i plotë i ski-ashensorëve të vjetër dhe jofunksional ka të bëjë me ndërrimin e kabllove, ankorave, kushinetave, reducerëve, elektronikës së përgjithshme, riparimin e moleve dhe ngjyrosjen e shtyllave etj. Me rikonstruksionin e ski-ashensorëve në Ponikvë do të rritet kërkesa e turizmit sportiv, do të joshen klube sportivë dhe sportistë, si dhe amatorë, fëmijë dhe adhurues të turizmit dimëror, si dhe do të rritet siguria e vizitorëve. Me rikonstruksionin e plotë të ski-ashensorëve të vjetër dhe jofunksional pritet të përmirësohen kushtet për ski të zvogëlohet rrëmuja e deritanishme, përkatësisht të rritet kapaciteti i këtyre ski-ashensorëve.

Me implementimin e këtij projekti do të përmirësohen kushtet e punës së klubeve për ski dhe të shkollave për skiatorë të rinj, si dhe do të ketë kushte më të mira për ski për të gjithë skiatorët dhe turistët potencial në Ponikvë. Ski-ashensorët e rikonstruktuar do të jenë të aksesshëm për përdorim për të gjitha kategoritë e qytetarëve (fëmijë, nxënës, studentë, të punësuar, të papunësuar, pensionistë), ndërsa për kategoritë vulnerabile të qytetarëve të cilët kanë dëshirë të bëjnë ski do të sigurohen beneficione të veçanta (transport i organizuar dhe rrëshqitje me ski falas).

REZULTATE:

Rritja e atraktivitetit dhe përmirësimi i ofertës turistike për vizitorët e Qendrës Rekreative Sportive Ponikva në periudhën e dimrit:

Rritja e numrit të skiatorëve për 20% dhe rritja e numrit të turistëve në rajon për 10%.

Hapja e objekteve të reja hotelerike dhe hapja e vendeve të reja të punës:

Kapaciteti i rritur i këtyre ski-ashensorëve.