Fushë sporti inkluzive për fëmijë

Published by on

RAJONI PLANOR I SHKUPIT

EMËRTIMI I PROJEKTIT: FUSHË SPORTI INKLUZIVE PËR FËMIJË
Aplikues: Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Shkupit
Partnerë: Komuna e Karposhit
Buxheti i përgjithshëm: 3.476.442 MKD
Pjesëmarrja vetjake: 192.354
Pjesëmarrja e MVL/SDC: 3.284.088 MKD

Përmes këtij projekti bëhet zhvendosja e kufijve dhe rrënimi i barrierave të padukshme, por më se të pranishme, midis fëmijëve me rritje dhe zhvillim të drejtë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar – krijimi i bashkësisë së sigurt dhe stimuluese për pranim dhe bashkëpunim, në një vend. Pikërisht një gjë e këtillë do të nënkuptonte arritjen e mundësive të barabarta dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Parashikohet ndërtimi i fushës sportive inkluzive për fëmijë, e cila do të shtrihet në 450 м2 e pajisur me rekuizite të përshtatura për fëmijë pa pengesa, por edhe për fëmijë me pengesa më të lehta dhe më të rënda fizike, kështu që krijohet një bashkësi e sigurt dhe stimuluese për pranim dhe bashkëpunim në të cilën vlerësohet secili.

Mjetet e projektit janë dedikuar për furnizimin e luhatëseve, kolovajzave dhe ringishpilit, koshit të basketbollit në nivel më të ulët, kështjellës së madhe me rampa, pishinave me rërë të cilat do të jenë në një distancë e cila mundëson lëvizje papengesë të karrocave për invalidë dhe të mjeteve tjera ndihmëse, shtrimi i fushës së sportit me bazë gome, ndërtim të fontanës me ujë të pijshëm, vendosje të ndriçimit LED, stola për pushim, shporta për mbeturina.

REZULTATE:

Socializmi i fëmijëve dhe prindërve të tyre dhe nxitja e interesimit për aktivitete sportive.

Stimulimi i integrimit social, inkluzivitetit dhe transparencës për mundësi të barabarta të fëmijëve me pengesa fizike.