Skema e granteve për projekte investuese

Në mesin e aktiviteteve kryesore për t’u arritur objektivat e projektit është implementimi i mekanizmave përmes të cilëve promovohen teknika bashkëkohore të cilat i përdorin të gjitha vendet anëtare të BE, siç është inkluziviteti dhe participimi i të gjithë qytetarëve të rajoneve. Në këtë drejtim, në kuadër të projektit u implementua skema e granteve të projekteve investuese për të cilën mund të aplikojnë vetëm qendrat e zhvillimit të rajoneve planorë.

Konform skemës së granteve, fushat e intervenimit në këtë program janë mjedisi jetësor, inkluzioni social, infrastruktura e biznesit dhe turizmi.

Projektet, në të gjitha tetë rajonet, u përzgjodhën përmes organizimit të forumeve rajonale në të cilat morën pjesë përfaqësues nga sektori qytetar, joqeveritar, arsimor dhe nga sektori i biznesit, si dhe vet qytetarët.

Në çdo rajon planor financiarisht është mbështetur realizimi i nga një projekti i cili në procesin e konsultimit e përzgjodhën qytetarët, për çka janë siguruar gjithsej 850 mijë franga zvicerane.

Projekti prioritar në rajonin më të zhvilluar në Rajonin Planor të Shkupit do të financohet me 60 mijë franga zvicerane ndërsa në rajonin më pak të zhvilluar në Rajonin Planor Verilindor me 145 mijë franga zvicerane.

PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROJEKTEVE TË APROVUARA NË KUADËR TË SKEMËS SË GRANTEVE PËR PROJEKTE INVESTUESE

Rr. Kirili dhe Metodi, 54
Shkup, 1000
Republika e Maqedonisë së Veriut

Fon: +389 (2) 3253921
Fax: +389 (2) 3253920
Email: info@mls.gov.mk

©2019 Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal

Rr. Kirili dhe Metodi, 54
Shkup, 1000
Republika e Maqedonisë së Veriut

Fon: +389 (2) 3253921
Fax: +389 (2) 3253920
Email: info@mls.gov.mk

©2019 Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Zhvillim i qëndrueshëm dhe inkluziv i balancuar rajonal